“110 shtëpi në Kavajë për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, do t’i bëjmë gati për Vitin e Ri”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se rindërtimi vazhdon.
Rama tha se “shtëpitë e familjeve të Xhemail Likës e Adem Begesë në Golemas dhe të Hamid Memës dhe Astrit Hykës ne Helmës, si edhe plot 106 të tjera në Kavajë për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, do t’i bëjmë gati për Vitin e Ri”, duke publikuar foto nga punimet për Rindërtimin e këtyre banesave.
“Qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani”, tha ai.