Në tërmetin që ka goditur dje Detin Egje, ka ngelur i lënduar edhe një i ri shqiptar, 14 vjeçari Eriko Mane. I riu i cili për momentin ndodhet në spital i është nënshtruar një ndërhyrje në këmbë dhe gjendja tij është shumë e mirë. Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.
Ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga e ka vizituar atë në spitalin e fëmijëve të Athinës,14 vjeçari nga Fieri, Eriko Mane, i plagosur nga tërmeti 6.7 ballë që tronditi një ditë më parë ishullin e Samos. Ndërkohë dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – vdiqën në ishullin grek të Samos pasi u shemb një mur mbi ta.