Katapultimi i Andi Lilës në poltikë ku u konfirmua si deputet i Partisë Demokratike në Kavajë, ka ngjallur mjaft reagime. Kjo pasi Lila mban postin e Kryetarit të Sindikatës së Futbollit dhe futja e tij në politikë është një skandal për funksionin që ka Sindikata që duhet të jetë e shkëputur nga politika.
Shumë sportdashës kanë kritikuar Andi Lilën pas futjes së tij në politikë, që ia kanë shprehur dhe në faqet e tij në rrjetet sociale. (TemA)