Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë lajmëroi se familja Ramkja në Kavajë, banesa e së cilës u dëmtua prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar po i nënshtrohet rindërtimit. Spiropali tha se banesa e kësaj familje në Kavajë do të ringrihet nga themelet shumë herë më e fortë dhe e sigurt.

“Familjes Ramkja dhe 6 pjesëtarëve të saj, tërmeti i 26 nëntorit i rrëzoi strehën, por jo forcën njerëzore për të parë dita ditës se si një jetë e re lindte gërmadhash”, tha Spiropali. “Muajin që vjen, Enkeledi dhe familja e tij e madhe nga fshati Xhelezaj, do të hyjnë në shtëpinë e re, të ringritur nga themelet shumë herë më e fortë dhe e sigurt”, theksoi Spiropali.