Shqipe Hysenaj është një nga emrat më të lakuar të mediave ditët e fundit. Emri i saj u bë i njohur në emisionin “Përputhen” në Top Chanel nga ku u përjshtua për sjelljet e theksuara bullizuese dhe homofobe.
Edhe pse e kritikuar për mënyrën e komunikimit dhe sjelljet, Shqipes i ka ardhur në mbështetje ish-Missi Trejsi Sejdini. Me një story në instagram Trejsi i ka shprehur mbështetjen, duke e konsideruar si femër me karakter dhe se pa të emisioni nuk do të ketë kuptim. “Ti je yll moj motër, pa ty s’ka kuptim ky emision sepse je femër me karakter. Gjithmonë do të mbështes pasi je realiste dhe e drejtpërdrejtë. Janë të pakta karakteret e tilla…”-shkruan Trejsi. Lexo.al/