Franca po kalon valën e dytë të pandemisë COVID-19 dhe rr  ezikon të ketë nga 100 mijë raste të reja në ditë sipas Presidentit të Komitetit Shkencor Francez, Jean-Francois Delfraissy. Ai paralajmëroi se kjo fazë e dytë do të jetë më e fortë se faza e parë duke sjellë ndikim të menjëhershëm në sistemin shëndetësor. “Ky virus është shumë i vështirë. Ne kemi marrë shumë informacione, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë ndoshta do të jetë më e fortë se e para dhe ndikimi në sistemin shëndetësor do të jetë i menjëhershëm, në tri javët e ardhshme, në shërbimet e ranimacionit”, tha presidenti i komitetit shkencor francez, gjatë një interviste për radion RTL.

Sipas tij, aktualisht ka mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë, por Delfraissy mendon se kjo shifër po shkon drejt 100 mijë rasteve në ditë. Për të frenuar përhapjen e infeksioneve theksoi ai, ekziston mundësia e një izolimi masiv. “Përballë kësaj vale të fortë të koronavirusit ekzistojnë dy mundësi, ose një iz olim më masiv, si në orë, ashtu edhe në shtrirjen gjeografike të territorit kombëtar ose një bllokim “më pak i vështirë”, si ai i llojit irlandez. Në të dy rastet shkollat duhet të qëndrojnë të hapura”, tha Delfraissy, i cili theksoi se çdo vendim në këtë drejtim varet nga qeveria dhe politika. Franca regjistroi 52,010 raste të reja me koronavirus ditën e djeshme. Kjo shifër është një rekord i ri pas atij të ditës së shtunë me 45,422 raste.