Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë, ku ka parë nga afër një qendër të grumbullimit të gështenjave në këtë qytet.
Kreu i Qeverisë është ndalur dhe në Valbonën e bukur turistike, dhe ka zgjedhur të publikojë në rrjete sociale një foto të ëmbël me bashkëshorten dhe Zahon.
Rama ka zgjedhur bujtinën e Kolë Gjonit për të pushuar, teksa thotë se ende ka njerëz që qendrojnë dhe investojnë në këtë vend.
“Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan Rama në facebook.