Ditën e sotme komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në twitter, Oliver Varhelyi ofroi mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj procesit të vettingut dhe implementimit të Reformës në Drejtësi.

Në një reagim në Twitter, Genoveva Ruiz Calavera, ka dhënë mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të Vettingut duke i dhënë kështu një tjetër ‘shuplakë’ opozitës dhe presidentit Meta, ku sidomos ky i fundit kanë kontestuar mjaft herë procesin.

Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. #EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, shprehet Varhelyi.

Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vettingut me ?? Komisionerin @OliverVarhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen, shkruan Calavera. Ndërkohë, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi shkroi se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë.