Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimeve të Partisë Demokratike për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit. Sipas Ramës, këto janë vetëm shfaqje propagande të Partisë Dmokratike, ndërsa ka marrë edhe si shembull rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh.

“Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra.”