Sulmuesi Sergio Aguero bëri një gjest shumë polemik në ndeshjen Manchester City-Arsenal. Argjentinasi protestoi një vendim të gjyqtares anësore dhe i kërkoi shpjegime asaj duke e kapur nga qafa. Një veprim që nuk i pëlqeu aspak gjytares, e cila ia largoi menjëherë dorën lojtarit të City-t.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola e mbrojti futbollistin e tij duke thënë se nuk ishte aspak një veprim agresiv: Ju lutem, Sergio është një nga personat më të dashur që unë njoh. Gjeni polemika në vend tjetër, jo në këtë rast. Por, analistët e mendojnë ndryshe. Ian Wright, ish-lojtar i Arsenalit dhe komentator në BBC, e cilësoi veprimin si të panevojshëm. Ndërkohë, në rrjetet sociale po kërkohet me ngulm ndëshkimi i sulmuesit argjentinas.