Bayern Munchen ka një “përbindësh” në ekip dhe ai është Robert Lewandowski. Polaku shënoi një tjetër hat-trick në ndeshjen e fituar me rezultatin 5-0 kundër Frankfurtit. Shtatlarti ka bërë gjithçka mirë në këtë sfidë duke shtuar numrin e golave në këtë sezon të ri.

Lewa shënoi dy gola në pjesën e parë. Ai u pasua mirë në minutën e 10′ nga Coman dhe e dërgoi në rrjetë, ndërsa në minutën e 26′ kërceu me kokë duke çuar topin në rrjetë për 2-0. Goli i tretë erdhi në minutën e 60′ për 3-0, pasi asistit të Douglas Costas.

Sane u rikthye me gol në ndeshjen e sotme. Gjermani shënoi një supergol në minutën e 72′, ndërsa për të përmbushur “shuplakën” mendoi Musiala që mbilli gjithçka në 5-0.