Qëllimi i mbajtjes së maskës në ambientet e hapura nuk është për tu vendosur gjobë qytetarëve, por për t’i ndërgjegjësuar ata që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit. Ndërkohë që policia gjobit qindra qytetarë çdo ditë, një efektiv në Fier ka bërë një gjest për tu marrë shembull.Teksa vijonin patrullën në rrugë, disa efektivë të Shqiponjës ndaluan një qytetar i cili nuk kishte vendosur maskën.

Në vend që ta gjobisnin, një prej efektivëve iu afrua dhe i dhuroi një maskë, kjo në shenjë ndërgjegjësimi. Qytetari është habitur dhe i ka falenderuar efektivët. (Shqiptarja.com)