Pas gjashtë blofeve lidhur me denoncimet për pagesat e dëmshpërblimeve, PD ka shkuar edhe më tej duke marrë njerëz qe të aktrojnë e duke u kthyer vetë në një fabrikë fake news-esh. , spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit. Por në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Sikurse shihni në video një fakt të tillë e pranon edhe zonja që aktroi përkrah Ina Zhupës. Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe bashkia e Tiranës e cila thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake neës-esh alla “Babale”. “Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.
Dje, për të shtatën herë radhazi, spikerja e PD-së publikoi një mashtrim sa qesharak, po aq edhe të frikshëm për nivelin se ku ka përfunduar Partia Demokratike.
Në përpjekje për të përfituar me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, dy nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë prekur vendin vitet e fundit, spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit. Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë. Teksa shpreh keqardhje për degradimin e PD-së, Bashkia siguron se ajo dhe qeveria nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit.
Nuk e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën dhe spikeren e PD-së, përveç dëshpërimit, të gënjejnë për herë të shtatë dhe kaq shëmtuar qytetarët e Tiranës. Megjithatë, shprehim keqardhjen për degradimin e PD-së në një parti montatore dhe i sugjerojmë të mos i turpërojë më shumë seç i ka turpëruar qytetarët që përdor në montimet e sajuara në SHQUP. E vërteta është se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. E vërteta është se, Qeveria dhe Bashkia, me mbylljen e të gjitha dëmshpërblimeve dhe rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit, po vijojnë me të njëjtin ritëm për mbylljen me sukses edhe të procesit për tërmetin e 26 nëntorit. E vërteta është se qytetarët e Tiranës nuk e votojnë më Lulzim Bashën, thuhet në reagimin e Bashkisë.