Lulzim Basha nuk ndalet se treguari që nuk ia ka idenë se çfarë ndodh në vend me qytetarët dhe bizneset. Teksa bën ndonjë takim me bizneset e vogla, ai vazhdon iu premton atyre gjëra që tanimë janë fakte të kryera nga qeveria. Pasi u bë lëmsh dje në Shkodër, ku nuk arrinte t’i përgjigjej një biznesmeni i cili i thoshte që nuk paguan taksa sepse është biznes i vogël, por e pyeste për zhdoganimin (të cilit Basha nuk ia kishte haberin), sot ka bërë një tjetër thagmë që vetëm ai di të bëjë.
Gafën e sotme e ka nxjerrë në pah Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh e deleguara politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali. Një sekuencën e publikuar në Facebook nga Spiropali, Basha pyet një taksist (biznes i vogël). Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore? Ndërsa ai i përgjigjet: Taksat nuk na vrasin sepse taksa na është zeruar. Teksa publikon këtë gafë të Bashës, Spiropali me ironni shkruan:” 0 TAKSA PËR BIZNESIN E VOGËL! LBPD, qartë?!?”