Ditën e sotme kanë mbërritur 30 respiratorë nga BE-ja në vëndin tonë .Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca i dorëzoi vëndit tonë respiratorët që do të përdoren në betejën kundër koronavirusit dhe që do të vendosen ne spitalin “Covid 4”.

Kjo është ndihma e 6-të e BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë. Soreca në shtator dorëzoi për spitalin infektiv 20 respiratorë fiks BE -ja dhuroi në fillim të pandemisë 50 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin pajisje shëndetësore, 11 milionë euro ishin mjete për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë euro shkuan për rimëkëmbjen ekonomike.

Këto ndihma janë pjesë e paketës që Bashkimi Europian ka premtuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Një pjesë e pajisjeve spitalore, si autoambulanca, ventilatorë të lëvizshëm dhe njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus, u shpërndanë në qershor 2020. Soreca ka falenderuar edhe zyrën e UNOPS në Kombet e Bashkuara.