Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot njëmesazh përshendetës me rastin e 29 nëntorit, 76-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

“Në kalendarin e lirisë, 29 nëntori qëndron ndër datat më kryelarta të shqiptarëve. Është dita që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë tëpartizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë. Është dita që realizoi ëndrrën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit, e cila është vepër e çlirimtarëve dhe partizanëve shqiptarë.

Çlirimi ishte rezultat i betejave të përgjakshme nëmalet, luginat, fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë. Fitimtarë të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare nuk ishin thjesht dhe vetëm partizanët shqiptarë; ishte populli shqiptar; ishte vetë Shqipëria. Vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian e perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, progresit, paqes dhe zhvillimit. Kolaboracionizmi, si një kërcënim i lirisë, në format e tij të ndryshme, të vjetra e të reja, tradicionale e moderne, e tërheq botën drejt të kaluarëës, pasigurisë, errësirës dhe regresit. Liria nuk është thjesht dhe vetëm fitorja mbi pushtuesit, me maliherët dhe fishekët rrëmbyer armikut. Liria e vërtetë qëndron në dashurinë tonëpër të, të trashëguar brez pas brezi. Shpirtrat e lirë tënjerëzve të lirë janë mburoja e lirisë dhe garancia e saj. Kombet që dhunojnë lirinë e të tjerëve, nuk e meritojnë lirinë e tyre. Në çdo kohë e në çdo vend, popujt që luftojnë për tu çliruar nuk mund të quhen pushtues, dhe viktimat që luftojnë për liri, drejtësi e dinjitet, nuk mund të quhen agresorë.

Lufta Antifashiste u bë në emër të të sotmes. Betejat e sotme për lirinë i bëjmë në emër të së ardhmes. Për lirinë luftohet në çdo kohë dhe nga gjithkush që e aspiron atë. Ashtu siç nderojmë partizanët çlirimtarëpër luftën e tyre, nderojmë qytetarët në betejat e përditshme për punën, jetën dhe familjen; nderojmëmjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës për mbrojtjen e jetëve njerëzore. Lufta për lirinë fisnikëron kombin, atdheun, shoqërinë dhe çdo qytetar. Dje burimi i lirisë ishte lufta për çlirim, sot motivi i saj është lufta për vlerat thelbësore të shoqërisë, mirëqenien, solidaritetin, tolerancëm dhe paqen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.