Emri i Loredanës është ndër më të lakuarit në media e rrjete sociale. Ajo vihet në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin në muzikë, sukseset e panumërta, jetën private e historinë e dashurisë me Mozzik, por edhe për shpenzimet e çmendura. Duke qenë se i siguron vetes të ardhura të mira, sigurisht që Loredana ia plotëson vetes edhe disa “teka”.
Kush është ajo femër që nuk i do bizhutë? Reperja ka blerë një palë vëthë në të cilët na ngelën sytë, por do t’ju ngelë edhe mendja kur të mësoni çmimin. Faqja “What They Wearin” në Instagram ka zbuluar se një palë vëthë të markës Gucci i kanë kushtuar Lorit plot 1,100€. Shifër goxha e lartë kur mendon se bëhet fjalë vetëm për një palë vëthë!