Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca apeloi sot qytetarët shqiptarë përmes një video mesazhi për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Ti luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Vendos maskën”, ishte apeli i Sorecës.
“Duke qenë se jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët, shkencëtarët, duke qenë se kujdesemi për familjen dhe kolegët tanë, duke qenë se jemi në këtë lu ftë së bashku, maska ime për ty”, thuhet në mesazhin e ambasadorit të BE-së, Soreca.