Nga Kuvendi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli sa i takon çështjes së ngritjes së Komisionit të Posaçëm, që do të hetojë ak uzat e raportit të Dick Marty-t, sipas të cilit në Shqipëri janë kryer kr ime lu fte dhe kr ime kundër njerëzimit, në kuadër të luf tës së UÇK-së në Kosovë. Balla u bëri thirrje të gjithë krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të përfaqësojnë këtë komision, i cili sipas tij do të vërtetojë me dokumente zyrtare që në Shqipëri nuk janë kryer kr ime të tilla, duke shtuar se ky komision nuk do të jetë për të hetuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Është kërkuar ngritja e Komisionit të Posaçëm, që të mbledhë deputetë nga të gjitha grupet këtu në Kuvend, duke i dhënë peshë dhe rëndësinë që duhet me një përfaqësim me njerëz që e njohin këtë proces, të arrijmë të bëjmë bashkë të gjithë konkluzionet e arritura. Jemi të gjithë dakord që në Shqipëri nuk kanë ndodhur kurrë kri me lu fte. Lufta për liri dhe pavarësi nuk është kurrë kr im lu fte. Në këtë kontekst do doja që bashkë me krerët e grupeve parlamentare të bëjmë një diskutim shumë konstruktiv për të përzgjedhur më së miri 9 deputetët e Kuvendit, që do të jenë pjesë e këtij komisioni. Nuk duhet kurrsesi të politizojmë këtë komision. Sot jemi në një moment ku nga rezoluta dhe raporti kemi kaluar në një fazë, ku janë ngritur aktakuza përkundrejt luft ët ar ëve të Kosovës. Shqipëria është sot në një dokument zyrtar të një Dhome Speciale, në kuadër të tribunalit të Hagës, për t’u verifikuar. Ka pasur një përpjekje për të identifikuar këtë komision të posaçëm me diçka tjetër, me përfshirjen e Lulzim Bashës, nuk ka të bëjë fare komisioni me të. I bëj thirrje Bashës të qetësohet, nuk ka komision për ta hetuar, pasi do të ishte humbje kohe. Luli e ka vënë vulën e turpit, i takon demokratëve të ngrihen e t’i kërkojnë të sqarohet për rolin e tij në luf tën e UÇK. E vetmja gjë që nuk më shkon kurrë në mendje është të bëj politik me një çështje të interesit kombëtar. Menjëherë sapo ta kemi miratuar komisionin, do duhet që përmes dokumenteve zyrtare të sqarojmë çdo institucion që në Shqipëri nuk janë kryer kri me lu fte apo kundër njerëzimit”, tha Balla.