Trajneri i Barçës, Ronald Koeman, pas barazimit 1-1 në fushën Alavés, pranoi se është i shqetësuar për mungesën e golit te skuadra e tij, e cila pati shumë mundësi në “Vitoria”: “Nuk isha i kënaqur me pjesën e parë, kishim disa kartonë të verdhë. Unë bëra tri zëvendësime, sepse nuk isha i lumtur. Nuk është çështje qëndrimi apo përqendrimi, por ka të bëjë me shënimin e më shumë golave përpara rivalit. Tashmë, ky ishte problemi ynë edhe ndaj Juventusit.
Ne ia dhuruam golin e parë Alavés. Nuk mund të pranojmë që të dështojmë aq shumë. Nuk e di nëse ka të bëjë me lodhjen apo jo. Është gjithmonë e vështirë, por pjesën e dytë kemi pasur një ritëm më të lartë, njësoj si ndaj Juventusit. Sidoqoftë, ne duhet të shënojmë më shumë gola. Nuk ka të bëjë me karakterin, por me performancën. Nëse krijoni shumë mundësi dhe shënoni vetëm një gol, nuk është mirë”.