Fundjava do të vijojë edhe sot të jetë e ftohtë. Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me temperatura të ulëta, por me kthjellime. Në zonat malore, skaji verior do të zbresin temperaturat në vlera minus 4 ose minus 5 në Kukës.

Në këto zona, termotetri do të vijojë të jetë i ulë. Pasditja e sotme pritet të sjellë përmirësimin e kushteve atmosferike duke larguar vranësirat, shkruan Meteoalb. Ndërkohë që nuk raportohet të ketë reshje shiu apo dëbore. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.