Sërish shifra të larta të të prekurve me koronavirus në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 334 raste pozitive me COVID dhe tetë viktima, duke e çuar numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në 705. Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, në 24 orë janë kryer 1624 testime dhe janë shëruar 81 pacientë, ku në total të rikuperuar janë 4 mijë e 526 qytetarë.
Kosova ka miratuar masat e reja anti-COVID për të frenuar numrin e infektimeve, ku në orën 21:00 mbyllen restorantet dhe të moshuarit mund të dalin në fashën e orareve 06:00-10:00, si dhe administrata publike dhe shtetërore do të punojë me punonjës të reduktuar. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.