Blerina, Sonila dhe Fatjona janë tre shembuj të tjerë domethënës se si më të mirët i kanë dyert e hapura në administratën publike. Përmes platformës “Punë të mbarë” sot ato janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet e saj të varësisë. Dëshmia e tyre nga ambientet ku punojnë përditë dhe kontribuojnë me dijet e fituara në universitet, është gjithashtu një thirrje tjetër për plot të rinj e të reja që janë diplomuar me rezultate të shkëlqyera brenda dhe jashtë vendit dhe janë në kërkim të një eksperience pune në administratë Blerina ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe prej një viti e gjysmë është bërë pjesë e sektorit të veterinarisë dhe mirëqënies së kafshëve.
“Lajmi i mirë është se edhe shumë të rinj si unë janë punësuar pranë administratës publike. Uroj që kjo praktikë e mirë të ndiqet edhe nga të rinj të tjerë si unë për t’u bërë pjesë e administratës publike”, theksoi Blerina. Një tjetër e punësuar, Sonila Basha ka mabruar studimet për Kimi dhe Teknologji Ushqimore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
“Që në 2018-n falë programit të ekselencës jam punësuar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore si specialiste e pritjes së kampioneve. Puna ime konsiston në pranimin e kampioneve, në plotësimin e dokumentacioneve në bazë të procedurës së menaxhimit të cilësisë, përcaktimin e tregusve analitik dhe dërgimin e kampionëve në labaratorët përkatës ku zhvillohet testimi”, shprehet ajo.
Ndërsa Fatjona Dalliu, e cila ka përfunduar studimet për Administrim Biznes shprehet se pas aplikimit në portalin “Puna e mbare”, ishte punësuar pranë QTTB-së në Fushë-Krujë. “Për mua është një eksperiencë shumë e mirë. Nuk e besoja kurrë që do të futesha në administratën publike vetëm me një aplikim dhe në bazë të notave të mia”, shprehet Fatjona.