Gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtuesja e këtij komiteti, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u pyet edhe në lidhje me ndonjë vendim të mundshëm për mbylljen e shkollave duke qenë se situata me shifrat e epidemisë në vend po përkeqësohet.

“Sa i përket shkollave Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqenie e fëmijë. incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave do të shikojmë se ç’do të bëjmë. I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga 14 shtatori. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale, nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”, tha Rakacolli.