Manchester City ka fituar në transfertë kundër Olympiacosit me rezultat e ngushtë 1-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve. Me këtë fitore ekipi i Pep Guardiolës kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominimin e Man. Cityt, duke krijuar shumë raste dhe menaxhuar lojën. Anglezët golin e vetëm e shënhan në minutën e 36-të me anë të Phil Foden, i cili shënoi për 1-0 pas një asistimit perfekt nga Raheem Sterling. Pas kësaj fitore, City ka 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Olympiacosi zë vendin e tretë me vetëm tri pikë.
Në sfidën tjetër, Borusia Mynshenglabah, që është padyshim, surpriza më e bukur e kompeticionit më të rëndësishëm për klube këtë sezon, mposhti Shahjtor Donjeckun me rezultatin e thellë 4-0, duke kryesuar grupin B me 8 pikë. Plot 10 gola të shënuar nga gjermanët në 2 përballjet me ukrainasit.