Covid19 po mbyll sërish Europën dhe jo vetëm ku sistemet shendetesore po rrezikojne te bien serish. Pas deklarates se kryeministrit britanik Boris Johnson ku u shpreh dje se “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,”, te njejten gje e ka bere mbreme edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“…Prandaj duhet të zvogëlojmë numrin e infeksioneve të reja shpejt çdo ditë. Nëse nuk e bëjmë atë, atëherë do të ketë situate, ku mjekët duhet të vendosin se kush do dhe kush nuk do të ndihmohet…”, shkruan kancelari Kurz në twitter. Më herët ministrja Manastirliu u shpreh se në rast mbingarkese në spitale mjekët do të duhet të zgjedhin mes pacientëve, ndaj duhet te kemi shume kujdes me masat anti-covid, por opozita e sulmoi. Tani, Luli le te merret me Johnson e Kurz dhe deklaratat e tyre. /Lexo.al