Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira kalimtare. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.