Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka patur një debat me mjekun pneumolog të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Arjan Mezini. Duke u nisur nga deklarata e Mezinit në emisionin Open të Eni Vasilit, i cili tha se “jam dakord me Z. Basha sa i përket mbingarkesës së spitaleve dhe duhet që në spitalet tona të kemi një shtrat për një dhomë”, Brataj i është kundërvënë duke kërkuar që të jemi më realistë.

“Ju dëgjova që folët për standart një shtrat për një dhomë. Unë nuk e di ku e keni parë ju këtë standart”, tha Brataj, sepse “ne ndjekim lajmet në Itali dhe atje nuk ka vend ku të kalosh edhe në korridore, aq shumë të tejmbushur janë, dhe jo më të kenë një shtrat për një dhomë. Unë e di mirë standartin e artë, por të mos harrojmë që nuk jemi në kohë paqeje, jemi në kohë lu fte”.

Mezini i është kundërvënë drejtorit të Urgjencës, duke thënë se sipas tij problemi është që “nuk kemi tuba oksigjeni që të dalin direkt nga muret dhe se tubat ekzistues bëjnë zhurmë, gjë që shqetëson pacientët”. I njëjti argument është hedhur këto ditë edhe nga gazetarë pranë opozitës, në takimet e tyre me kryetarin e PD, Z. Basha, gjatë denoncimeve të përditshme që ky i fundit i ka bërë qeverisë për menaxhimin e pandemisë.