Mocioni në parlamentin holandez për të bllokuar integrimin e Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë është hedhur poshtë. Linku i mocionit: https://www.tweedekamer.nl/kamerstukken/moties/detail/2020Z21198/2020D45333

Mocioni për bllokimin e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut ishte kërkuar nga Thierry Baudet, ekstremisti i cili burimet theksojnë se ka qenë me herët në Shqipëri në një event të PD-së. Thierry Baudet kundërshton euron, kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe ka kërkuar që Holanda të braktisë BE-në./LEXO.AL