Shpesh lexojmë apo dëgjojmë në media, lajme mbi aksidentet rrugore ku një pjesë e tyre përfundojnë në pasoja fatale e humbje jetësh.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore, DPSHTRR sjell histori njerëzore të prekshme, të cilat frymëzojnë me vendosmërinë për të sensibilizuar qytetarët mbi pasojat e aksidenteve rrugore e për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.