Kryeministri Edi Rama në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit me 51 viktima ka bërë një raport të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur në vendin tonë.

Shefi i qeverisë përmes një video-montazhi në Facebook shkruan se është e vështirë që të mendosh ato ditë të vështira që kemi kaluar së bashku.

Ai thekson se fatmirësisht është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur të ringritjes dhe marrjes së vetes pas gjithë asaj ngjarje tragjike.

“Shof përpara Edisonin një ish deputet që kërkonte motrën bashkë me fëmijët kisha një frikë, vetmia një ndjenjë si të dilnim nga kjo situatë katastrofike. Kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira të jetës sime nuk mbaja mend datat, kujtoj turmat e njerëzve që dilnin jashtë dhe dikush që po vjen sërish tërmeti. Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë. Ju jam mirënjohes të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim me kërkim shpëtimet nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria. Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe. Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi. Çdo krizë është një mundësi, e dija se këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira”, është shprehur Rama.

“Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë“, tha kreu i qeverisë “unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqiprinë egjetëm si ato pallatet që ramnë dhe po e mbajmë.Na duhet kohë dhe punë e durim sepse përkushtimi i madh nuk na mungon“, tha Rama.https://www.facebook.com/edirama.al/videos/379135136691528/