Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi. Megjithatë, duket se është penduar dhe e ka fshirë shpejtë postimin, raporton Prive.al. Tashmë ajo duhet të qëndrojë e izoluar për dy javë, teksa mbetemi në pritje të ndonjë reagimi tjetër të saj. Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Koço Devole, Gent Sejko, Gerta Shino, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.

Ditën e sotme aktori i njohur i “Portokalli”, Ledio Lako ka rrëfyer në emisionin “Shqipëria Live” se ai është prekur nga koronavirusi. Ledio tha se fatmirësisht tani e ka kaluar sëmundjen, por eksperienca me koronavirusin ka qenë e frikshme për familjarët e tij.

“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja pozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”, tha aktori i Portokallisë.