Lëkundje të lehta tërmeti tronditën Shqipërinë pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Bulqizë, etj. Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti kishte epiqendër zonën e Mavrovos në Maqedoni dhe pati një magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.
Lëkundja e tanishme ishte pasgoditje e tërmetit të mëngjesit me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.