Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj nisi në muajin qershor të vitit që lamë pas proçedurat e divorcit me babain e vajzës së saj, Aleksandër Varfaj. Dyshja u nda me mirëkuptim dhe kanë mbetur miq me njëri-tjetrin, ndërsa pas fillimit të vitit 2020, Rudina bëri publike lidhjen e saj të re me Mark Frrokun. Rudina nuk ka nguruar në asnjë moment të shprehet për ish-bashkëshortin dhe madje herë pas herë të bëjë edhe ndonjë postim të tij, patjetër me në mes Viktorian. Edhe së fundmi ajo ka ndarë një video të ish-bashkëshortin i cili teksa argëton vajzën e tyre ajo i shprehet: Tregoja mamit o ba.