Austria shënoi sot një rekord të ri rastesh ditore, me 9 586 infektime të reja në 24 orët e fundit, pas pothuajse dy javë nën një bllokim të butë me shtetrrethim nate. Komision i “COVID-19” rekomandoi që qeveria të vendosë masa shtesë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.
Sipas të përditshmes “Der Standard”, mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore është nën shënjestër, ndërsa qeveria, aktualisht, po shqyrton ende mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pritet të dalë për një njoftim në lidhje me situatën nesër pasdite gjatë një konference shtypi.