Pak ditë më parë Endri Dumani u kthye në Shqipëri nga Siria, së bashku me Floresha Rashën dhe 3 fëmijët e saj. Endri Dumani në Siri ishte së bahsku me motrën e tij, Eva Dumanin, por ajo nuk mundi të kthehej. Ndërkohë në një intervitë për gazetarin Muhamed Veliu, ai ka rrëfyer për jetën e vështirë në kampin e Al-Hol. 12 vjeçari tregoi se kishte parë lu ftën dhe njerëz që vr iteshin, ndërsa tregoi se në kamp mësonin arabisht dhe Kuranin.

PJESË NGA INTERVISTA:

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas.

Veliu: E ke parë lu ftën? Endri Dumani: Po e kam parë, vr i snin njerëzit. Veliu: Të dukej gjë e mirë? Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për lu ftën. Vetëm ikte dhe vinte. Veliu: Ti pse luteshe? Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri.