Pas gafës së lëshuar pak ditë më parë së shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan, Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabaku godinën sot mufkat e radhës duke deklaruar se qeveria dhe bashkia e kanë ndryshuar qëllimisht pronësinë e truallit të shkollës për t’ia kaluar pronarëve privatë. Por edhe sot Kryemadhi edhe Tabaku kanë dalë blof.

Kryeministri Edi Rama ka postuar cetifikatën e pronësisë së printuar sot më datë 3 nëntor 2020 që vërteton se pronari i vetëm i truallit të shkollës “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave është Bashkia Tiranë. Krahas certifikatës së pronësisë, Rama ka publikuar edhe kartelën e pasurisë së paluajtshme, ku shihet qartë edhe harta e pasurisë e cila provon truallin e shkollës në rrugën e Barrikadave, aty ku dhe do të ndërtohet edhe shkolla e re sipas standardeve evropiane. Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një mesazh, ku ka ndarë një fjalë të urtë latine. “Errare humanum est sed perseverare diabolicum – Të gabosh është njerëzore të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1511480199052192/?t=1