Si është gjendja në Spitalin Infektiv ku trajtohen pacientët me koronavirus? Media të ndryshme por edhe akuza nga parti politike flasin për një situatë “apokaliptike”. Për të parë gjendjen nga afër, gazetarja e televizionit “Fax Web” ka shkuar në terren, duke marrë disa prononcime nga familjarët e të sëmurëve. Është e kuptueshme se familjarët e pacientëve të sëmurë në këto momente janë të ngarkuar dhe shqetësuar, e thënë ndryshe “plot halle”. Ndaj gazetarja ka vendosur të pyesë një prej tyre, për kushtet e rënda dhe shërbimin e keq, por ka marrë një përgjigje që s’e priste.
Gazetarja: A e shikoni si problematike situatën që pacientët rrinë dhe kurohen këtu jashtë, se s’ka vende?
Familjarja: Nuk po i shikoj
Gazetarja: Ja te urgjenca është një prej tyre.
Familjarja: Problematike është por unë s’shikoj gjë. Po deshe mbylle, unë jam shumë e kënaqur radhën e parë.
Familjarja: Jam shumë e kënaqur, i kam pas të dy prindërit dhe mamin dhe babin dhe kam ndejt 12 ditë këtu.
Gazetarja: Po mirë si ka mundësi që ai u bë mirë dhe pastaj e sollët prap
Familjarja: Ai vuan nga mushkërritë në fakt, është azmatik, unë jam shumë e kënaqur, se di për pjesën tjetër.