Në 24 orët e fundit, 23.399 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Gjermani, që është shifra rekorde e rasteve të reja të të prekurve në një ditë që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Instituti Robert Koch mëngjesin e sotëm njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 642.488 që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.
Raporti i fundit thekson se 130 njerëz vdiqën në Gjermani ditën e kaluar si rezultat i infeksionit me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të v de k je ve që nga fillimi i pandemisë në vend në 11.226. Në Gjermani, afër 412.000 njerëz janë shëruar nga COVID-19 deri më tani. Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve, autoritetet gjermane futën masa kufizuese në fillim të javës, kurse ekspertët pretendojnë se rezultatet e këtyre masave nuk do të shihen deri javën e ardhshme.