Barnat me te cilat trajtohen paciente me covid ne banesë tani merren falas. Por kjo gjithmonë kur pacienti me covid monitorohet nga mjeku i familjes dhe jo nga mjeku specialist, pasi vetëm recetat e mjekut te familjes funksionojnë në listën e barnave me rimbursim.Po cilat janë barnat qe rekomandohen nga mjeku i familjes sipas udhëzuesit zyrtar kur pacienti me covid është në një stad te lehtë.
Mjekimi për stadin e lehtë sipas protokollit: Vitamina Paracetamol 0.5g cdo 6 ore ose Tachipirine 1g dy herë në ditë Shurup bimor nese ka kolle te lehte lengje Terapi suportive Acid asorbic 500 mg 3 here nga 1 per 7 Piridoxine 3 here nga 1 Tiamine 3 here nga 1 per 7 dite
Mjeket thonë se pavarësisht protokollit cdo pacientë ka klinikën e tij. Ne stadin e moderuar ku pacienti ka kollë apo frymëmarrje te lehte gjithmonë dhe temperatura zgjat për disa ditë atëhere fillon përdorimi i antibiotikëve.
Mjekimi për stadin e moderuar sipas protokollit Antibiotike ,azitromicine 500 mg ,levofloxacin 500 mg Antikoagulante Kortizon nga goja kur ka frymemarrje dhe temperature 6-7 dite Vitamina , paracetamol Ne raste se pacienti me covid qe po trajtohet ne banesë ka një nivel oksigjenimi me te vogël se 94%, atëherë pacienti nëpërmjet 127 dërgohet në spitalet Covid.