Ka ndodhur diçka tek Inter-i mes humbjes së pësuar kundër Real Madrid dhe fitores së bukur të marrë kundër Sassuolo-s, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ky ndryshim mentaliteti, më në fund siç do Antonio Conte. Lautaro Martinez ka thënë pas ndeshjes së djeshme: Kemi folur. La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar se ballafaqimi ka ndodhur menjëherë pas humbjes së pësuar të mërkurën në Champions League, në dhomat e zhveshjes së stadiumit Meazza.
Gjatë këtij ballafaqimi të gjatë, – shkruan Gazzetta, – e kanë marrë fjalën senatorë të ndryshëm të skuadrës, duke filluar nga kapiteni Handanovic. Një gjë e pazakontë, sepse zakonisht flitet një ditë më pas. Por ai moment ishte i duhuri dhe nuk mund të shtyhej, kështu ka lindur ‘Pakti për titullin’, lexohet te shkrimi i Gazzetta-s.