I shitur nga Juventus te Montpellier gjatë verës së kaluar, Steph Mavididi, po tregon cilësitë e tijë në Ligue 1: sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje dhe vazhdon të punojë për të udhëhequr skuadrën e tij të re. Francezi ka dhënë një intervistë për L’Equipe, në të cilën ka folur edhe për periudhën e kaluar me Cristiano Ronaldo-n:

“Më ka befasuar forca e tij mendore, siç më ndodhi kur njoha Henry. Di të manovrojë në çdo situatë; nëse do të mund të zgjidhja vetëm një nga cilësitë e tij, do të merrja këtë”, ka thënë Mavididi. “Duhet kohë, eksperiencë dhe shumë dështime për të arritur në këto nivele. Kam kuptuar se duhet të mendoj për statistikat, jo vetëm ndeshjet. Se duhet të kërkoj vetëm që të jem më i miri, ai që shënon më shumë në stërvitje për shembull”.

“Falë tij kam mësuar sa i rëndësishëm është kujdesi i përditshëm për trupin. Vinte gjithmonë para të tjerëve për të kaluar pak kohë në sallën e peshave. Dhe pas çdo stërvitjeje, kthehej për të bërë më shumë”.