Kryeministri më jetëgjatë në botë, në detyrë, Princi Khalifa Bin Salman Al Khalifa i Bahreinit, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeç. Princi Khalifa, e mori detyrën pasi Bahreini fitoi pavarësinë në 1971, dhe që atëherë ka qëndruar në pushtet. Ai është trajtuar sipas mediave vendase, në një spital në SHBA. Ai ishte xhaxhai i mbretit Hamad të Bahreinit dhe kishte një rol të fuqishëm në familjen mbretërore.

Princi konsiderohej nga shumëkush si një ndjekës i vijës së ashpër dhe shkarkimi i tij ishte kërkuar nga protestuesit pro demokracisë gjatë kryengritjes së dështuar në 2011, në kuadër të pranverës arabe. Kohë më parë ai kishte deklaruar se pranvera arabe kishte sjellë vetëm vdekje, kaos dhe shkatërrim dhe kishte mohuar ak uzat se kishte bllokuar përpjekjet për reformë politike në Bahrein. Analistët thonë se zgjedhja e pasuesit të tij tani do të sinjalizojë një Bahreini, që së fundmi ka pranuar të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, po tenton apo jo të ndërmarrë një kurs të ri.