Qëndrimi i Komisionit Europian për kushtet e shtetit të së drejtës nuk ndryshon, theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, për ata që kërkojnë reagime pas takimit të drejtuesve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët përsëritën veton e tyre mbi buxhetin e BE dhe fondin e rimëkëmbjes. Ashtu si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai shpjegoi në seancën plenare të Parlamentit Europian, se mekanizmi korrespondon me marrëveshjen e korrikut.
“Ne mendojmë se është një mekanizëm që përqendrohet në mbrojtjen e buxhetit europian dhe që garanton një aplikim të drejtë dhe objektiv”, shtoi ai. “Për më tepër, çdo vendim i marrë mund të sillet në vëmendjen e Gjykatës Europiane të Drejtësisë”, nënvizoi Mamer.