Çdo shenjë e zodiakut ka tonalitetin e vet të ngjyrave, ajo e duhura që bën që të gjitha energjitë të dridhen, që sjell fat të mirë dhe që jep diçka më shumë. Ngjyrat janë të afta të ndikojnë në jetën dhe zakonet tona. Secila prej tyre ka karakteristika të sakta, të cilat mund të shoqërohen me shenjat zodiakale.
Në astrologji ne synojmë të shoqërojmë një ngjyrë me çdo shenjë zodiakale. Në të vërtetë, ngjyrat na ndihmojnë të përcaktojmë jetët tona, zakonet tona dhe ndjenjat tona dhe secili prej tyre merr një kuptim të veçantë, të lidhur me personalitetin dhe shenjën zodiakale të personit.
Njohja e ngjyrës mund të na ndihmojë të kuptojmë emocionet tona të brendshme dhe reagimet tona ndaj tyre. Le të zbulojmë se çfarë është ngjyra e personalitetit tonë, ajo që rrit energjinë e shenjës sonë zodiakale.
Dashi – Ngjyra juaj është … e kuqja shegë. Ju jeni një shenjë energjike, luftarake dhe ngjyra juaj është e ngrohtë, e zjarrtë dhe pak metalike. E kuqja shegë, është një hije e së kuqes së ndritshme, e gjallë, ashtu si Dashi. Kur ju jeni në humor për të luftuar për të arritur ëndrrat tuaja, qëllimet tuaja ose të drejtat tuaja kjo ngjyrë ju jep energjinë e duhur për të zbritur në arenë dhe të … fitoni!
Demi – Ngjyra juaj është … blu kobalt. Nuk është një blu e thjeshtë, por kobalt, një hije e ndritshme që tenton në të purpurt, introspektive, të thellë si Demi, që i pëlqen të zbresë në thellësitë e kënaqësive dhe t’i shijojë ato plotësisht. Por bluja është gjithashtu ngjyra e sigurisë dhe stabilitetit cilësor që ndikojnë në shenjën tuaj: ju jeni i njëjtë si në dashuri dhe në punë, i fortë dhe i pranishëm.
Binjakët – Ngjyra juaj është … mozaiku i ngjyrave. Një përzierje e ngjyrave të çmuara që krijojnë dizajne, imazhe, objekte gjeometrike. Ju jeni një nga shenjat më inteligjente të zodiakut, në kuptimin që ju keni një inteligjencë të shpejtë dhe të shkëlqyeshme, gjeometrike, aktive, praktike, por me vizion të madh: ashtu si një mozaik. Thjesht zgjidhni printimet që ju kujtojnë atë.
Gaforrja – Ngjyra juaj është … e bardha. E bardhë si lëkura juaj, e bardhë është ngjyra që rrit energjinë e Gaforres, madje edhe më mirë akoma nëse bëhet fjalë për ngjyrën e perlës që të kujton sipërfaqen e Hënës, një satelit në të cilin është lidhur shenja juaj zodiakale. Mund të veshësh të bardhën ashtu siç dëshiron, me rroba, aksesorë, të dukshme për të gjithë ose vetëm për ty. Kujdes: e bardha është një ngjyrë që thith gjithë të tjerët, ashtu siç thithni ju emocionet, mësoni ta përdorni atë vetëm për të ndriçuar.
Luani – Ngjyra juaj është … portokallia fosforeshente. Rrëmbe jetën si një luan! Dhe si mund të ishte tjetër, ngjyra juaj është si mantel i Luanit plot dritë, plot shkëlqim, e fortë, e cila ju ve në qendër të vëmendjes. Shenja e Luanit është gjithashtu besnike dhe ngjyra që i përngjan arit simbolizon qëndrueshmërinë, çmueshmërinë. Me pak fjalë, mbreti i zodiakut mund të ketë vetëm një ngjyrë të artë.
Virgjëresha – Ngjyra juaj është … nuanca. Po, ju që jeni shenja më e saktë e zodiakut dhe mund të përmirësoni cilësitë tuaja duke përdorur hije dhe ngjyra të tejdukshme. Perfekte për ju mund të jetë e gjelbërta me pak acid, limoni jeshil por i ylbertë që krijon nuanca në çdo lëvizje: kështu Virgjëresha e lartëson bukurinë e saj dhe karakterin e saj.
Peshorja – Ngjyra juaj është … bojëqielli dhe roza. Binom për ju se ju jeni gjithmonë në ekuilibër mes dy elementeve. Edhe me ngjyrat nuk bëni përjashtim: mashkullor dhe femëror, harmonizoni dy pjesët që janë në secilin prej nesh. I ekuilibruar, por plot hijeshi dhe bukuri, ndjenja estetike e Peshores fiton mbi çdo gjë.
Akrepi – Ngjyra juaj është … e kuqe e ndritshme. Kjo është e kuqe e gjallë e gjakut të fuqishëm dhe misterioz, ashtu siç jeni ju të shenjës së Akrepit. Kjo shenjë zodiakale të pushton më pasionin e saj të thellë, të përfshin ashtu si e kuqja sytë. Nuk mbeteni indiferent kur njihni një Akrep ose kur shikoni një ngjyrë të kuqe. Pastaj mund të qëndroni ose të ikni dhe nëse qëndroni, Akrepi ju lejon të hyni në botën e tij plot mistere.
Shigjetari – Ngjyra juaj është … e verdha. Energjia e pastër, i verdhë është dielli, moti i mirë, aventura. Ngjyra juaj është agrum, si qitro apo limoni. Ju jeni të lirë dhe të pakapshëm, kjo shenjë e zodiakut i rrit këto cilësi kur ajo vesh diçka të verdhë ose më të verdhë, në të gjitha tonet energjike, të gjalla dhe të ndritshme.
Bricjapi – Ngjyra juaj është … e zeza. Bricjapi është një shenjë zodiakale shumë kokëfortë, e fortë, e pastër si e zeza. Ju jeni e kundërta e Gaforres në zodiak, por edhe në ngjyrë. E zeza nxjerr në pah më të mirën, duke shprehur të gjithë bukurinë tuaj, ambicien tuaj, e zeza është kundërshtuese sepse ju refuzoni atë që nuk ju pëlqen, për ju o është e gjitha ose asgjë, nuk ka gjysmë, nuk ka hije: Bricjapi shkon i vendosur në rrugën e tij.
Ujori – Ngjyra juaj është … bluja turkeze. Ngjyrat tuaja janë të buta, duke kujtuar nuancat e ujit të freskët, pothuajse eteri, delikate. Ju si Binjakët jeni të talentuar, me inteligjencë të gjallë, jetoni, dëgjoni, shikoni. Ju jeni një nga shenjat më vizionare të zodiakut dhe për këtë ju duhet një ngjyrë që është si një pasqyrë, ashtu si uji, në të cilin zhysni shikimin dhe mendoni të gjitha vizionet.
Peshqit – Ngjyra juaj është … korali. Në thellësitë e detit ju keni një gjerësi të ngjyrave, por pa dyshim ai që më kujton çmueshmërinë e habitatit detar është koralija. Një ngjyrë sexy, e gjallë, e gëzuar siç jeni ju Peshqit. Shenja zodiakale e ëndrrave dhe imazheve është e lidhur me ngjyrën që mbush akset e bukurisë.