Davide Fiore, kuzhinier i “Casa Fiore”, ka një marrëdhënie personale me Cristiano Ronaldon. Luzitani jo vetëm që është klient i restorantit të tij, por për një periudhë, ai ishte gjithashtu shef personal i CR7, në shtëpinë e tij. Aventurat e treguara për “Tuttosport” fillojnë nga takimi i parë me kampionin portugez, kur CR7 shkoi në restorantin e tij.

“Ishte dhjetor 2018, një person më telefonoi për të rezervuar një tryezë prej tre personash për Cristiano Ronaldon, për orën 21:30. Por, restoranti ishte tashmë plot. Unë po llogarisja se një rezervim i orës 19:30 do të mbaronte në kohë. Gjithsesi, bëra gati një tavolinë shtesë në një qoshe të restorantit. Cristiano, Georgina dhe djali i tyre i madh arritën në orën 20:00.

Iu kërkova të ulen në tavolinën e “urgjencës”, por koha kaloi dhe askush nuk u ngrit. Aty kuptova që Ronaldo është para së gjithash një njeri i mirë. Unë pashë njerëz shumë më pak të njohur se ai, që të largoheshin pas pesë minutash pritje dhe me arrogancë. Ronaldo priti në tavolinën e “urgjencës” për gati 40 minuta. Nga ai moment ai filloi të vinte rregullisht. Cristiano e frekuenton tashmë restorantin tonë mesatarisht një herë në javë”.

Shefi i kuzhinës ka qenë edhe në shtëpinë e CR7. Ai është një nga të paktit që ka mundur të hyjë në vilën e portugezit dhe të hohë nga afër jetën e përditshme të shtëpisë Ronaldos: “Herën e parë, kur shkova tek ai, më tha: Shef i kuzhinës, kur vij në restorant, është një festë, por këtu është ndryshe. Në tavolinën e ngrënies, Ronaldo është si në fushë, super i disiplinuar dhe besnik ndaj dietave. Një makinë lufte. Nuk preferon sasitë, por ha shumë shëndetshëm. Unë isha pak i tensionuar gjatë vizitës së parë, por pas pesë minutash, falë miqësisë së Cristiano dhe Georgina, nuk ndjeva më që po shërbehesha nga një klient…”

CR7, pas ndeshjes me Atlético Madrid, në të cilën shënoi një “hat-trick”, që ka mbetur në histori, i dhuroi restorantit “Casa Fiore” dy fanella me autografi, ato të veshura në “Allianz Stadium”: “Pas ‘hat-trick’, ai erdhi në restorant me dy fanella me autograf. Ishin ato që kishte përdorur në pjesën e parë dhe të dytë në Champions, me dedikim”.