Ministrja e Shtetit, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, nuk ka kaluar pa komentuar takimin e Ilir Metës me ekspertët për pandeminë. Spiropali ka bërë ironi me kreun e shtetit, pasi sipas siaj ka mbledhur Vasilin e Shehun, për të ngritur bashkë me Berishën, grupin polifonik për të kënduar “mjerë mileti”.
“Like Dekorata për me luftu Covidin paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun të cilëve pas pak do iu bashkohet Sali Gërmadha për të ngritur grupin “Vaj Vatani” që do këndojë hitin “Mjer Mileti”, reagon Spiropali në rrjetin social.