Praninë në Tiranë të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa me një zyre ku janë punësuar 200 të rinj të diplomuar kryesisht për informatikë, kryeministrit Rama i pëlqen që ta cilësoj si shenjë vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vendin tonë.
“Fakti që një emër të madh si Lufthanasa ka ardhur këtu do të thotë që dhe investime të tjera të mëdha të huaja mund të vijnë dhe ta gjejnë veten shumë mirë në Tiranë”.
Por për kryeministrin investime të rëndësishme si kjo e Lufthansës në Tiranë vlen dhe për të fituar një kulturë pune që në të gjithë rajonin e Ballkanin është e vështirë që ta ndeshësh.
Drejtuesit e Lufthansës janë optimistë për zgjerimin e këtij investimi që kërkojnë të tjera burime njerëzore nga vendi ynë.