Kryeministri Edi Rama i është drejtuar edhe një herë ditën e sotme presidentit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me votën pro për raportin e Dick Marty.
Shefi i ekzekutivit ka edhe një pyetje tjetër ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha të cilit i kërkon të sqarojë se çfarë dosje ka përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se Basha ka mbledhur dëshmitë bashkë me të?
Postimi i plotë: Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të? (Lexo.al)