Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit të kreut të OBSH në Tiranë dr. Hans Kluge, është shprehur se shëndeti i qyetarëve në këtë situatë të vështirë është prioritet i qeverisë shqiptare. Manastirliu tha se të gjitha masat janë marrë në përputhje me rekomandimet e OBSH që prej shfaqjes së rastit të parë në vend.
“Edhe pse mes një fatkeqësie natyrore dhe humanitare, nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për ti bërë ballë vështirësive të një kohe sfiduese. Shëndeti i qytetarëve është i pari, dhe kemi marrë e po marrim të gjitha masat që tja dalim së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo.
Solidariteti mes vendeve, mes njerëzve është filli që na bashkon në një front në betejën e rradhës për shëndetin publik. Prej ditës së parë, Qeveria shqiptare është angazhuar – në përputhje me rekomandimet e OBSH – për përgjigjen dhe përballimin e situatës së pandemisë”, tha Manastirliu në fjalën e saj.